Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Konfirmohet vrasja e liderit të Hakani në Pakistan


Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara thonë se lideri i lartë i rrjetit Hakani, që ka luajtur rol në sulmet kundër koalicionit të forcave të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara në Afganistan, është vrarë në Pakistan.

Militanti, i identifikuar si Janbaz Zadran, i njohur edhe si Jamil, thuhet se ishte vrarë në Miranshah të Pakistanit, që është seli e këtij grupi.

Raportohet se kjo hapësirë afër kufirit me Afganistanin, ishte në shënjestër të sulmit ajror të aeroplanit amerikan pa ekuipazh të enjten.

Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara thonë se vrasja e Zadranit paraqet goditje të madhe për rrjetin Hakani në Pakistan.

Inteligjenca e Shteteve të Bashkuara e konsideron rrjetin Hakani kërcënim udhëheqës në Afganistan dhe ka dyshime se ky rrjet mbështetet nga forcat e sigurisë së Pakistanit.

Pakistani i ka hedhur poshtë pohimet për çfarëdo mbështetjeje zyrtare për rrjetin Hakani.
XS
SM
MD
LG