Ndërlidhjet

logo-print

Pas tërmetit, Rusia e ndali furnizimin me naftë në Kinë


Kompania monopolistike ruse e naftës, Transneft, sot përkohsisht e ka ndalur dërgimin e naftës në Kinë, pasi një tërmet me intensitet 6.1 shkallë, e kishte goditur rajonin Amur në Lindjen e Largët Ruse.

Zëdhënësi i Transnefit, Ogor Djomin, tha se nuk ka dëmtime të dukshme të terminalit dhe stacionit në Skovorodino, që shfrytëzohet nga kjo kompani për eskportin e naftës në Kinë, nëpërmjet sistemit të gypave prej Siberisë Lindore në Paqësor.

Vëzhgimi gjeologjik i Shteteve të Bashkuara tha se epiqendra e tërmetit ishte 130 kilometra në jugperëndim të qytetit Tunda.

Ministria për situata emergjente e Rusisë tha se nuk ka pasur raporte për viktima ose dëmtime.
XS
SM
MD
LG