Ndërlidhjet

Haxhinasto: OSBE-ja partner kyç në konsolidimin e Ballkanit


Ministri i jashtëm i Shqipërisë, Edmond Haxhinasto, e ka vlerësuar sot pozitivisht angazhimin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Ballkanin Perëndimor.

“OSBE-ja është partner kyç në konsolidimin e paqes, stabilitetit dhe demokracisë në Ballkanin Perëndimor”, tha zoti Haxhinasto në fjalimin e tij në sesionin special të Këshillit Permanent të OSBE-së në Vjenë.

Sipas tij, është interes i qeverive të vendeve të rajonit dhe popujve, që ta shfrytëzojnë plotësisht praninë e OSBE-së në terren dhe institucionet e saj të pavarura për reforma të mëtejshme kombëtare.

Mëtutje, ai ka vlerësuar se “pas pavarësisë së Kosovës, është kthyer një faqe e re në Ballkanin Perëndimor” dhe ka shtuar se “sot atje ekziston mundësi për serbët dhe shqiptarët e Kosovës, që ta lënë prapa të kaluarën”.

Sipas tij, kjo nuk është e lehtë, “por nuk është e pamundshme, nëse të gjitha komunitetet e pranojnë vizionin e së ardhmes së përbashkët në Bashkimin Evropian, e jo atë të ndarjeve të së kaluarës”.
XS
SM
MD
LG