Ndërlidhjet

Libi: Shpërthim i luftimeve intensive në qytetin Sirte


Sot kanë shpërthyer luftime intensive në qytetin bregdetar Sirte, ndërmjet trupave lojale ndaj Qeverisë së përkohshme të Libisë dhe forcave të liderit të pëmbysur, Muamer Gadafi.

Pamjet televizive paraqisnin zhurmën e të shtënave nga armët dhe shihej tym i zi që ngritej në qiell.

Raportohet se luftëtarët, që e mbështesin Këshillin Tranzicional Kombëtar, që praktikisht është Qeveria e përkohshme e Libisë, kanë marrë më tepër hapësira në Sirte, ku luftimet po vazhdojnë për disa javë.

Ky qytet, që është vendlindja e Gadafit, është njëra nga dy bazat, që ende janë nën kontrollin e forcave lojale të liderit të përmbysur.

Baza tjetër e tyre është qyteti në shkretëtirë, Bani Valid.

Forcat kundër Gadafit thonë se po përgatiten për ofensivë madhore për ta marrë kontrollin ndaj qytetit Bani Valid.
XS
SM
MD
LG