Ndërlidhjet

Kërkojnë imponimin e ligjit islam


Raportet nga Tunizia njoftojnë se policia ka përdorur gazin lotsjellës për të shpërndarë mijëra demonstruesë mysliman në kryeqytetin Tuniz.

Agjencia e lajmeve Reuters bëri të ditur se protestuesit, të cilët kërkonin imponimin e ligjit islam në Tunizi, iu përgjigjën veprimeve të policëve duke gjuajtur me gurë në drejtim të tyre.

Sipas agjencisë, disa nga protestuesit tentonin të hynin me forcë në zyrën e kryeministrit të vendit.

Një protestë tjetër u mbajt jashtë ndërtesës së një televizioni privat, i cili zemëroi myslimanët duke plasuar një film të animuar që u kritikua për blasfemi për shkak të përmbajtjes së imazheve të Zotit.

Kjo ishte mbledhja e dytë jashtë televizionit "Nessma" brenda kësaj jave pasi ky televizion transmetoi “Persepolis”-in, një film i animuar për jetën në Teheran pas Revolucionit Iranian të vitit 1979.

Tunizia pritet që më 23 tetor të mbajë zgjedhjet për asamblenë kushtetuese-zgjedhjet e para që do të mbahen në këtë vend pas rrëzimit nga pushteti të presidentit Zine el Abidine Ben Ali në muajin janar.
XS
SM
MD
LG