Ndërlidhjet

Sërish luftime në Tripoli


Një përleshje me armë zjarri ndodhi sot në Tripoli ndërmjet mbështetësve të presidentit të dëbuar të Libisë, Muamer Gadafi dhe forcave pro-qeveritare.

Raportet thonë se të dyja palët shkëmbyen zjarrin në Abu Salim, në rrethinën e kryeqytetit.

BBC-ja citoi një dëshmitarë të ketë thënë se ka parë rreth 20 luftëtarë të Gadafit kanë gjuajtur me armë luftarake. Forcat besnike ndaj Këshillit Kombëtar Tranzicional të Libisë iu kundërpërgjigjën atyre nga kamionët e pajisur me armë.

Njëherë për njëherë, nuk raportohet për të vrarë apo për të lënduar.
XS
SM
MD
LG