Ndërlidhjet

Preferon mikun- jep dorëheqje


Sekretari i mbrojtjes së Britanisë, Liem Foks, dha sot dorëheqjen pas një debati rreth raportit të tij me një biznesmen për interesa që ndërlidhen me mbrojtjen.

Miku në fjalë, më sa duket, ishte paraqitur si këshilltar i Foksit, pa pasur ndonjë rol zyrtar në qeveri.

Sipas raporteve të mediave, në letrën e dorëheqjes dorëzuar kryeministrit britanik, Dejvid Kemeron, ligjvënësi nga radhët e konzervatorëve tha se “u ka dhënë gabimisht përparësi interesave personale se sa aktiviteteve qeveritare”.
XS
SM
MD
LG