Ndërlidhjet

Nuk duan ta ndryshojnë ligjin


Këshilli Konsultativ për Komunitete në mbledhjen e jashtëzakonshme shqyrtoi amendamentin e propozuar nga Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim në Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtje, promovimin e të drejtave dhe interesave të Komuniteteve dhe të pjesëtarëve të tyre në Republikën e Kosovës, njoftoi presidenca e Kosovës në kuadër të së cilës vepron ky këshill.

“Pas debatit të zhvilluar lidhur me këtë çështje, Këshilli Konsultativ për Komunitete vendosi, me shumicë votash që ta kundërshtojë pjesën e dyte të amendamentin të propozuar nga Komisioni për te Drejtat dhe interesat e Komuniteteve dhe kthim, që “deputeti i Kuvendit të Kosovës të jetë në mënyrë të obligueshme anëtar i Këshillit Konsultativ për Komunitete”, thuhet, ndër të tjera, në komunikatën për media të presidencës.

Mësohet se lidhur me këtë çështje këshilli ka vendosur t’i drejtohet me një rekomandim Komisionit Parlamentar për Legjislacion, Kryesisë se Kuvendit të Kosovës dhe Presidentes së Republikës së Kosovës për të marrë parasysh shqetësimet e Këshillit lidhur me amendamentin në fjalë.
XS
SM
MD
LG