Ndërlidhjet

Hungaria s'merr në pyetje Bred Pit-in


Zyra Nacionale për Hetime e Hungarisë mohoi të premten raportet që thonë se kjo zyre planifikon ta marrë në pyetje aktorin amerikan, Bred Pit, lidhur me konfiskimin e dhjetë armëve të destinuara për përdorim në filmin e Pitit.

“Aktualisht nuk ka të dhëna që do ta arsyetonin marrjen në pyetje të Bred Pitit lidhur me konfiskimin e armëve”, i tha zëdhënësi Lazllo Barta agjencisë së lajmeve MTI.

Mediat lokale në Hungari raportuan se “ka shumë gjasa” që Pit të merret në pyetje rreth çështjes në fjalë.

Aktori amerikan aktualisht po merr pjesë në xhirimet e filmit horror “World War Z”, i cili po prodhohet nga kompania e tij filmike Plan B Entertainment.
XS
SM
MD
LG