Ndërlidhjet

Afganistan: vriten katër militantë


Katër militanë janë vrarë sot kur provuan të sulmonin një bazë amerikane në Afganistanin lindor.

Shefi i policisë, gjeneral Muhamed Qasim Jangalbag, tha se sulmuesit plagosën dy pjestarë afgan të sigurimit por dështuan të hynin brenda kësaj baze, e cila ndodhet në provincën Panjshir.

Një zëdhënëse e NATO-s, kapitene Eboni Kalhoun, tha se nuk kishte të vdekur apo të lënduar amerikan dhe nuk kishte dëme të mëdha materjale.
XS
SM
MD
LG