Ndërlidhjet

Gjykata në Tagjikistan liron reporterin e BBC-së


Një reporter i BBC-së në provincën e Tagjikistanit verior, Sughad, është dënuar me tre vjet burg, por u lirua në bazë të ligjit për amnesti.

Urunboi Usmonov, u shpall fajtor se kishte dështuar ti njoftonte autoritetet rreth lidhjes së tij me organizatën islamike, Hizb ut-Tahrir.

Gazetari i mohon akuzat dhe pritet që të apelojë vendimin. Usmonov, tha se ishte torturuar përgjatë muajit sa kishte qenë në paraburgim.

Më herët, në një tjetër gjykatë në Khujand, një tjetër reporter nga Tagjikistani, Mahmadinusuf Ismoilov, ishte ndaluar nga puna gazetareske për tre vjet dhe ishte urdhëruar që të paguante një shumë rreth 7100 dollarë, si gjobë për shkaktimin e dëmeve morale, me artikujt e tij kritik ndaj autoriteteve lokale.
XS
SM
MD
LG