Ndërlidhjet

Nivel jo i kënaqshëm i cilësisë së shërbimeve


Ilustrim
Ilustrim
Cilësia e shërbimeve shëndetësore në Kosovë nuk është në nivel të kënaqshëm.

Kështu thonë vetë zyrtarë të lartë shëndetësorë, derisa sipas tyre, sektori privat ka bërë një hap pozitiv sa i përket cilësisë së shërbimeve shëndetësore.

Blerim Syla, gjinekolog, i cili punon edhe në sektorin publik edhe në atë privat, thotë për Radion Evropa e Lirë, se në përgjithësi, në institucionet publike, shërbimet janë më të dobëta sesa në institucione shëndetësore private.

Kushtet e këqija që ekzistojnë në sektorin publik, shërbimet shëndetësore janë më të dobëta, edhe pse ka profesionalizëm nga ana e stafit shëndetësor.
Kushtet e këqija që ekzistojnë në sektorin publik, shërbimet shëndetësore janë më të dobëta, edhe pse ka profesionalizëm nga ana e stafit shëndetësor. Jemi në pritje të dy ligjeve, që do të mundësojnë rimëkëmbjen e shëndetësisë në sektorin publik, si ligji për sigurime shëndetësore dhe ligji mbi shëndetësinë, dhe besoj se pas implementimit të këtyre ligjeve do të vërehet një bazë e mirë dhe e shëndoshë".

"Pas implementimit, do të vërehet ndryshimi në sektorin publik dhe besoj se do të mbërrijë në nivelin e atij privat, dhe pacientit t’i ofrohet shërbim i njëjtë në të dy sektorët. Sektori privat ka investuar shumë në teknologji dhe sigurisht se ata janë një hap përpara sektorit publik”, shpjegon Syla.

Shemsedin Kastrati, qytetar, mendon se shërbimet shëndetësore janë mesatarisht të kënaqshme, duke e marrë parasysh kushtet dhe realitetin e shëndetësisë kosovare.

Stafi i mjekëve është në nivelin e duhur, mundohen me ato kushte që i kanë, të ofrojnë një shërbim të mirë. Andaj mendoj se shërbimet shëndetësore janë mesatarisht të kënaqshme, kur dihet se në çfarë kushtesh punojnë mjekët dhe në çfarë niveli është sektori publik në sistemin shëndetësor”, thotë Kastrati.

Në anën tjetër sekretari permanent në Ministrinë e Shëndetësisë, Ilir Tolaj, thotë se shërbimet shëndetësore në sektorin publik nuk janë në nivel të duhur.

Sipas tij, ishte dashur që për këtë çështje të përfshiheshin sikurse Ministria e Shëndetësisë, po ashtu edhe Qeveria e Kosovës, derisa kjo asnjëherë nuk është bërë.

Ne nuk i kemi aplikuar asnjëherë parametrat që do ta matnin cilësinë e shërbimeve shëndetësore.
Shërbimet shëndetësore janë ose të nivelit jo të mirë, ose të mesëm. Ne nuk i kemi aplikuar asnjëherë parametrat që do ta matnin cilësinë e shërbimeve shëndetësore. Ministria e Shëndetësisë do të duhej të përcaktojë mekanizmat, të formojë një agjenci, e cila do të merret me të gjitha aspektet e cilësisë, dhe qeveria të mbikëqyrë implementimin e të dy sektorëve. Por kjo nuk është bërë asnjëherë”, shprehet Tolaj.

E Talat Gjinolli, neurokirurg në sektorin privat, thotë se dallojnë shumë sektori privat me atë publik, sa i përket cilësisë së shërbimeve shëndetësore.

Ne si sektor privat kohët e fundit në disa degë të shërbimeve shëndetësore kemi treguar një shkëputje nga sektori publik, kryesisht në kardiokirurgji, onkologji, gjinekologji e kështu me radhë. Për shkak edhe të futjes së teknologjive të reja në trajtimin e sëmundjeve të ndryshme, kemi qenë të obliguar edhe të bëjmë kontakte apo të bashkëpunojmë me institucione shëndetësore jashtë vendit. Institucionet publike nuk mund të ofrojnë shërbime me të arriturat e reja teknologjike që aplikohen ne botë, për shkak se u mungon teknologjia e re, për shkakun se buxheti është shumë i limituar”, thotë ai.

Sidoqoftë, në divizionin për cilësi të shërbimeve shëndetësore, në Ministrinë e Shëndetësisë, thuhet se disa herë janë marrë hapa adekuatë, në mënyrë që të përmirësohet cilësia e shërbimeve shëndetësore, por që ato nuk kanë qenë veprime të vazhdueshme, andaj shërbimet shëndetësore janë në nivel jo të kënaqshëm.
XS
SM
MD
LG