Ndërlidhjet

logo-print
Njohës të çështjeve ekomomike në Prishtinë, thonë se Kosova vazhdon të mbetet njëra nga vendet më të papërshtatshme në rajon për të bërë biznes.

Sipas tyre, institucionet e Kosovës nuk kanë arritur të bëjnë progres të duhur në përmirësimin e ambientit afarist, pa marrë parasysh vërejtjet që ka bërë Banka Botërore në raportet e saj të titulluara “Të bërit biznes në Evropën Juglindore”, ku flitet edhe për Kosovën.

Arian Zeka, nga Oda Ekonomikë Amerikane në Kosovë, thotë për Radion Evropa e Lirë se që nga publikimi i raportit të fundit të këtij mekanizimi, Kosova nuk ka arritur të bëjë reforma të ndjeshme ekonomike.

Sipas tij, edhe në raportin e ardhshëm të Bankës Botërore, për këtë çështje, i cili pritet të publikohet në nëntor të këtij viti, Kosova nuk do të jetë më mire se në raportin e vitit të kaluar.

Nuk presim që të jetë më i mirë se ai i vitit të kaluar; edhe ato pak ndryshime që janë ndërmarrë nga ana e qeveritarëve janë shumë të pakta.
Nuk presim që të jetë më i mirë se ai i vitit të kaluar; edhe ato pak ndryshime që janë ndërmarrë nga ana e qeveritarëve janë shumë të pakta. Sidoqoftë, nëse nuk presim pozitë më të përkeqësuar, atëherë presim pozitën e njëjtë”, thekson Zeka.

Ai thotë se institucionet e Kosovës, duhet t’i marrin seriozisht vërejtjet të cilat bëhen në këto raporte ndërkombëtare.

Zeka thekson se në këto raporte, të cilat publikohen çdo vit, janë të treguara qartë mangësitë ekonomike të Kosovës të cilat mund të përmirësohen.

Gjithsesi ekzistojnë elementet pozitive, siç është ndryshimi i ligjit për tregti të brendshme, i cili eliminon tërësisht nevojën që bizneset të pajisen me lejë të punës, të cilat lëshohen në komuna të ndryshme, i cili ka qenë një proces që bizneseve i ka kushtuar në kohë dhe në para; pra, bëhet fjalë për një proces burokratik i cili është eliminuar, por prapë së prapë mbeten edhe shumë fusha të ndryshme që Kosova nuk ka shënuar progres të duhur”, shprehet ai.

Në raportin e fundit të Bankës Botërore “Të bësh biznes”, nga 22 qytete të shteteve të ndryshme të Evropës Juglindore, Prishtina kishte mbetur qyteti ku më së vështiri bëhet biznes.

Analisti i çështjeve ekonomike, Fisnik Reqica, thekson se ambienti i pafavorshëm afarist në Kosovë është në nivel mjaft të dobët.

Kjo, sipas tij, ka bërë që në Kosovë edhe investitorët e huaj të jenë në numër mjaft të vogël.

Mendoj se e gjithë kjo ndodh për shkak të sundimit të dobët të ligjit në Kosovë, e kjo ka të bëjë me zbatimin e kontratave dhe mbrojtjen e investitorëve.
Prej të gjitha raporteve që janë bërë në këtë drejtim, sidomos Raporti i Bankës Botërore dhe Raporti të Progresit të Komisionit Evropian, tregojnë se Kosova nuk operon kushte të favorshme për biznese. Mendoj se e gjithë kjo ndodh për shkak të sundimit të dobët të ligjit në Kosovë, e kjo ka të bëjë me zbatimin e kontratave dhe mbrojtjen e investitorëve”, thotë Reqica.

Ai thekson se autoritetet kosovare duhet të krijojnë kushte më të favorshme për sektorin privat. Sipas tij, duhet të eliminohet dukuritë e këqija të cilat po e dëmtojnë ekonominë e vendit.

Derisa nuk kemi një zbatim të mirë të ligjit, sundim të ligjit, eliminim të korrupsionit, mbrojtje të investitorëve dhe bizneseve, do të mungojnë edhe investimet e jashtme. Do të kemi edhe rënie të investimeve të brendshme dhe të bërit biznes nga bizneset aktuale. Kosova duhet të orientohet në zhvillimin e sektorit privat në krijimin e kushteve, mbrojtjen e investime dhe bizneseve. Në këtë mënyrë bizneset do të zhvilloheshin më shumë dhe ekonomia do të ecte përpara”, thekson ai.
  • 16x9 Image

    Luljeta Krasniqi - Veseli

    Luljeta Krasniqi, e lindur më 02.05.1981. Me gazetari ka filluar të merret që nga viti 2005. Për një kohë të gjatë ka punuar si gazetare në Agjencinë e lajmeve Kosovalive. Ekipit të Radios Evropa e Lirë i është bashkuar në vitin 2008.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG