Ndërlidhjet

logo-print

CEFTA – sukses apo jo?


Harta e shteteve anëtare të CEFTA-s

Harta e shteteve anëtare të CEFTA-s


Kosova me sukses po menaxhon Marrëveshjen e Tregtisë se Lirë me vendet e Evropës Qendrore, të njohur më shkurtesën CEFTA, thonë zyrtarë të qeverisë.

Gjatë këtij viti, Prishtina zyrtare ka arritur, që të eliminojë problemet ekonomike me Beogradin zyrtar, pasi ky i fundit, që nga viti 2008 kishte shkelur marrëveshjen CEFTA, duke mos lejuar hyrjen e mallrave kosovare në territorin e Serbisë.

Flamur Keqa, nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, thotë se menaxhimi i CEFTA-s nga autoritetet kosovare ka shkuar në mënyrë normale.

Mendoj se një prej sukseseve më të mëdha që është arritur në këtë kontest është edhe zhbllokimi i eksporteve kosovare në Serbi...
Mendoj se një prej sukseseve më të mëdha që është arritur në këtë kontest është edhe zhbllokimi i eksporteve kosovare në Serbi, e cila po them, ka qenë e kushtëzuar me masat e reciprocitetit, të cilat i ka ndërmarrë Ministria e Tregtisë dhe Industrisë”.

Këto masa kanë pasur një efekt mjaft të mirë, në mënyrë që të kemi një lëvizje të lirë të produkteve kosovare në tregun serb dhe transit nëpërmes territorit të Serbisë”, shprehet Keqa.

Kryesimi i CEFTA-s nga Kosova nuk ka treguar ndonjë sukses për qarkullimin e mallrave kosovare në vendet anëtare të këtij mekanizimi, thonë përfaqësues të komunitetit të biznesit.

Agim Shahini, udhëheqës i Aleancës Kosovare të Biznesit, thekson se bizneset kosovare kanë pritur më shumë nga Prishtina zyrtare gjatë këtij viti, kur ka kryesuar CEFTA-n.

Ndërkaq, heqjen e masave të reciprocitetit nga Serbia, Shahini nuk e konsideron sukses të arritur në kuadër të marrëveshjes CEFTA.

Më në fund u pa se problemi ka qenë politik, dhe vetëm atëherë kur u arrit marrëveshja politike, u arrit edhe marrëveshja gjysmake për qarkullim të mallrave.
Nuk ka qenë sukses i CEFTA- s, por ka qenë sukses i bllokadës që i ka bërë Qeveria e Kosovës, Qeverisë së Serbisë dhe Bosnjës, por jo edhe CEFTA si komitet që ka marrë vendim një gjë të tillë. Më në fund u pa se problemi ka qenë politik, dhe vetëm atëherë kur u arrit marrëveshja politike, u arrit edhe marrëveshja gjysmake për qarkullim të mallrave”, thekson Shahini.

Ndryshe, që nga 1 janari i këtij viti Kosova mori nën menaxhim CEFTA-n, pikërisht nga shteti i Serbisë.

Takimet e para të marrjes se presidencës, janë mbajtur në Bruksel, ndërsa në muajin korrik, dy takime janë mbajtur në Prishtinë.

Edhe pse takimet janë mbajtur me dyer të mbyllura, dhe siç thuhet pa simbole shtetërore, megjithatë thuhet se kanë marrë pjesë edhe përfaqësues nga Beogradi zyrtar.

Ndërsa takimet e radhës dhe përmbyllëse për këtë vit do të mbahen në fund të muajit nëntor, thotë Flamur Keqa, duke shtuar se autoritetet kompetente tashmë kanë filluar përgatitjet.

Në këto takime, përveç se do të zhvillohen disa takime tjera, të ashtu quajtura tradicionale, që quhet ‘Java e CEFTA-s’, do të bëhet një rrumbullakim dhe një vlerësim, dhe nëse do të jetë e nevojshme, do të merret edhe ndonjë vendim eventual për punët që janë kryer gjatë vitit 2011.

"Unë besoj se edhe në këto takimet e fundit, Kosova do të jetë në një mënyrë ‘fitimtare’ sepse ka qenë një shtet që ka kryesuar me mjaft sukses këtë mekanizëm ndërkombëtar
”, thekson Keqa.

Ndërsa që nga 1 janari i vitit 2012, presidencën e radhës të CEFTA-s, Kosova do t’ia dorëzojë Shqipërisë.
  • 16x9 Image

    Nadie Ahmeti

    Me profesionin e gazetarisë ka filluar të merret që prej vitit 2000, kurse Radios Evropa e Lirë i është bashkuar në vitin 2001. Kryesisht mbulon çështjet ekonomike dhe sociale, për çka edhe i janë ndarë disa mirënjohje.

XS
SM
MD
LG