Ndërlidhjet

logo-print

Kanada: Marrëdhinet me Ukrainën në rrezik


Kryeministri i Kanadës, ka paralajmëruar për “pasoja serioze” rreth marrëdhies së vendit të tij me Ukrainën, pas dënimit të ish-presidentes së Ukrainës, Julia Timoshenko.

Në një fjalim të premten, në Kongresin në Otavë, Harper tha se qeveria e tij është “shumë e shqetësuar rreth hapave që po i ndjek qeveria e Ukrainës.”

Harper, tha se i ka shkruar presidentit ukrainas, Viktor Janukoviqit, për të shprehur shqetësimet e tij.

Kanada dhe Ukraina kanë filluar bisedimet për tregti të lirë në vitin 2009, të cilat varen në progresin demokratik dhe ekonomik të Ukrainës.

Timosheko, ish kryeministre e Ukrainës, u dënua të enjten me shtatë vite burg, për abuzim të pushtetit në një marrëveshje me Rusinë.

Mbështetës të Timoshënkos, së bashku me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, e kanë quajtur vendimin të ndikuar politikisht.
XS
SM
MD
LG