Ndërlidhjet

Protestuesit marshojnë kundër lakmisë së korporatave


Protestuesit po marshojnë botërisht sot duke kundërshtuar lakminë e korporatave dhe pabarazinë ekonomike.

Në Evropë, mijëra njerëz kanë demonstruar jashtë selisë së Bankës Qendrore Evropiane, në Frankfurt të Gjermanisë, disa dhjetra-mijëra të tjerë në Romë, ku thuhet se disa makina janë vënë në zjarr dhe disa banka janë vandalizuar.

Shumë protesta tjera të shkallës më të ultë, u raportuan në kryeqytete të tjera evropiane.

Protestat e inspiruara nga lëvizja “Okupimi i Wall Streetit” dhe lëvizja spanjolle “Indignants”, po planifikohen në më shumë se 950 qytete në 82 vende të Azisë, Afrikës, Evropës, Amerikës Latine dhe Veriore.
XS
SM
MD
LG