Ndërlidhjet

Ajtollah Ali Kamenei: Akuzat e SHBA-së "të pakuptimta"


Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajtollah Ali Kamenei, tha sot se akuzat e Shteteve të Bashkuara, se dy iranian kanë planifikuar të vrasin ambasadorin arab në Uashington, janë “të pakuptimta.”

Kamenei, tha në një tubim në provincën perëndimore, Kermanshah, se akuzat ishin bërë me qëllim që të “prezentohet Repulika Islame si mbështetëse e terrorizmit” por që kjo nuk do të funksiononte.

Ndërkohë, Uashingtoni i ka hedhur poshtë pretendimet e Iranit, sipas të cilave këto dy vende nuk kanë pasur kontakte të drejtëpërdrejta rreth këtij komploti.

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Viktoria Nuland, të premten këmbënguli se zyrtarët e SHBA ishin takuar me zyrtarë iranianë, duke thënë se çdo mohim nga Irani ndaj këtij takimi "flet përsëri se sa të vërtetë janë ata në lidhje me ndonjë nga këto çështje."
XS
SM
MD
LG