Ndërlidhjet

logo-print

Trupat amerikane nuk do të qëndrojnë më gjatë në Irak


Agjencia e lajmeve, Associated Press, ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara e kanë ndërruar planin e tyre për ti mbajtur trupat e tyre në Irak edhe pas afatit kohor të përcaktuar në fund të këtij viti.

Zyrtarë të Shteteve të Bashkuara, në muajt e fundit patën diskutuar me udhëheqësit e Irakut për mundësinë e mbajtjes së disa mijëra trupave amerikane në Irak, edhe pas kalimit të afatit me 31 dhjetor.

Por, një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë dje ka konfirmuar se të gjithë 41,000 trupat amerikane do ta lënë Irakun, përveq rreth 160 ushtarë që do të qëndrojnë në ambasadën amerikane atje.

Më shumë se 4,400 antarë të ushtrisë amerikane janë vrarë që kur Shtetet e Bashkuara kanë hyrë në Irak në vitin 2003.

Zyrtarë të Shteteve të Bashkuara, kanë bërë më dije se vazhdon të ketë pasiguri rreth aftësisë së forcave irakiane për të ofruar siguri për vendin e tyre.
XS
SM
MD
LG