Ndërlidhjet

Shtëpia e Bardhë mohon lajmin e agjencisë Associated Press


Administrata presidenciale e Shteteve të Bashkuara ka mohuar lajmin e agjencisë Associated Press, sipas të cilit trupat amerikane nuk do të qëndrojnë në Irak, pas afatit të përcaktuar në dhjetor.

Zëdhënsi i Shtëpisë së Bardhë, Tomi Vietor, ka thënë se nuk është marrë ende ndonjë vendim definitiv dhe se diskutimet me Irakun “po vazhdojnë.”

Më shumë se 4,400 antarë të ushtrisë amerikane janë vrarë që kur Shtetet e Bashkuara kanë hyrë në Irak në vitin 2003.
XS
SM
MD
LG