Ndërlidhjet

KFOR-i paralajmëron heqjen e barrikadave


Misioni i NATO-s në Kosovë paralajmëroi se do të heqë të hënën barrikadat rrugore të venoosura nga serbët lokal në veri të vendit, po që se një gjë e tillë nuk ndodh brenda kësaj fundjave.

Shefi i Zyrës së Informimit në KFOR, Uve Novicki, i tha Radios Evropa e Lirë se mandati i misionit e detyron KFOR-in të garantojë lirinë e lëvizjes për të gjithë qytetarët e Kosovës në të gjithë vendin.

“Nëse popullata lokale nuk ka pasur mundësinë që t’i largojë barrikadat rrugore gjatë kësaj fundjave, KFOR-i do ta bëjë këtë të hënën në mënyrë paqësore- e theksoj, në mënyrë paqësore, për të lehtësuar kalimin e veturave”, u shpreh Novicki.

Serbët e veriut të Mitrovicës i kishin vendosur barrikadat rrugore në veri që nga mesi i muajit korrik- pas aksionit policor të autoriteteve kosovare për marrjen nën kontroll të pikave kufitare 1 dhe 31 në veri.

Që nga atëherë, serbët kanë përforcuar disa herë këto barrikada, ndërsa kanë shprehur insistimin e tyre për t’mos i hequr ato meqë, sipas tyre, ajo pjesë është territor i serbëve e jo i shtetit të Kosovës.
XS
SM
MD
LG