Ndërlidhjet

Presidenti gjerman shpreh mbështetje për Afganistanin


Presidenti i Gjermanisë, ka thënë sot se vendi i tij do të vazhdojë të mbështesë Afganistanin, edhe pas tërheqjes së trupave gjermane në vitin 2014.

Kristian Vulf, i cili po vizion Kabulin për bisedime me presidentin Hamid Karzai, ka thënë se Gjermania do të mbetet “mike e besueshme dhe e qëndrueshme” e Afganistanit.

Gjermania ka rreth 5,000 trupa tani për tani në Afganistan, një vendosje që është thellësisht e papëlqyeshme në mesin e publikut gjerman.

Vizita e Vulfit në Afganistan është udhëtimi i parë zyrtar që një president gjerman e ka bërë në Afganistan, që prej 44 vitesh.
XS
SM
MD
LG