Ndërlidhjet

NYT: Ndërrimi Medvedev me Putin - rastësi apo plan?


Vlladimir Putin dhe Dimitri Medvedev

Vlladimir Putin dhe Dimitri Medvedev

"New York Times"

Presidenti, Dimitri Medvedev, goditi mbështetësit e tij me një njoftim justifikues për sistemin e zgjedhjes së presidentit të Rusisë gjatë një fjalimi që mbajti të shtunën.

Ai tha se nuk ka vendosur që ta ndërrojë vendin me Putinin gjatë peshkimit-ashtu siç kishin thënë komentuesit.

Në fakt, tha ai, vendimi nuk ishte i rastësishëm dhe se erdhi si rezultat i “një analize mjaft të gjatë” gjatë diskutimeve ndërmjet dy politikanëve që, ndër të tjera, kishin parasysh vlerësimet më të larta të publikut për Putinin.

“E dini, njerëzit thonë se janë takuar diku në male, në një udhëtim peshkimi dhe kanë ndryshuar çdo gjë, se e kanë kuptuar këtë konfiguracion për ta publikuar atë në kongres-nuk ka ndodhur fare kështu”, tha Medvedev, duke iu referuar fotografive në të cilat të dytë shihen duke peshkuar këtë verë në lumin Volga.

Letra e përbashkët njoftonte në konventën e partisë Rusia e Bashkuar më 24 shtator se Putin do të kandidonte për president në zgjedhjet e marsit të ardhshëm dhe se do ta emëronte Medvedevin për kryeministër në rast të fitores.

Besohet se Putin do t’i fitojë lehtësisht këto zgjedhje, pjesërisht sepse ka treguar hezitim në shtypjen e partive dhe kandidatëve opozitarë.

Megjithatë, në mesin e profesionistëve urban ka zënë vendin pakënaqësia, për një pjesë të së cilës foli të shtunën Medvedev gjatë një takimi në Digital October - një takim për teknologji në ish-fabrikën e çokollatës në Moskë.

Fjalimi i Medvedevit kishte për qëllim të adresoi zhgënjimin e një pjesë të klasës së mesme urbane. Disa nga ata e kishin mbështetur seriozisht Medvedevin, sikur ai të ishte një figurë e pavarur politike që përkrahte reformat.

Mirëpo, në muajin e kaluar ata panë se Medvedev dhe Putin kishin vendosur në fshehtësi që Putin të mbetet në detyrë.

“E di se kur paralajmëruam vendimin në kongresin e Rusisë së Bashkuar, një pjesë e mbështetësve të mi- ata njerëz që kishin thënë se ndryshimi është i nevojshëm, u ndjenë të zhgënjyer”, u shpreh ai.

Mirëpo, duke përdorur një fjalor ngurrues për lojalitetin ndaj Putinit, Medvedev tha:

“Për disa arsye, shumë njerëz mendojnë se kushdo që bëhet president do të duhej të grushtonte të gjithë ata që i ka përreth dhe që e kanë ndihmuar atë në zhvillimin e karrierës politike dhe të jetës”, tha Medvedev për të theksuar: “Unë nuk jam edukuar asisoj”.

Medvedev tha se largimi i tij nga presidenca nuk sinjalizon fundin e mbështetjes së qëllimeve për të cilat ka punuar, siç është luftimi i krimit të organizuar dhe krijimi i një ekonomie të shumëllojshme e të pavarur nga gazi.

Presidenti rus premtoi që një qeveri me fytyra të freskëta- me përjashtim të vetës dhe Putinit, do ta zbatojë agjendën e tij.

Me një ton kërcënues ai paralajmëroi se do të largojë nga puna burokratët e moçëm e, në këtë rast, ata që nuk mësohen të përdorin dokumente digjitale. Transformimi teknologjik i Rusisë ishte qëllim i vazhdueshëm i tij.

Medvedev u tha mbështetësve të tij se “nuk ka të drejtën ta zhvesh veten nga përgjegjësia për çdo gjë që po ndodh në shtetin tonë”.(e.p.)
XS
SM
MD
LG