Ndërlidhjet

logo-print

Kritikojnë liderët partiakë


Parlamenti i Maqedonisë

Parlamenti i Maqedonisë

Populli e do PDSH-në, por jo edhe kryetarin Menduh Thaçi, veçanërisht jo formën si e drejton partinë, ku për gjatë tërë kohës sa është ai në krye të partisë, ajo humb në zgjedhje, andaj është koha që përfundimisht Menduh Thaçi të tërhiqet nga politika.

Kështu ka kërkuar nënkryetari i PDSH-së Valon Bela.

Duhet të eliminohet frika e gjithë potencialit kadrovik brenda PDSH-së, në mënyrë që të vazhdohet me vazhdimësi për reforma brenda partisë, gjegjësisht për ndërrimin e liderit të partisë”, ka thënë Bela.

Ndërkaq, nga PDSH-ja kësaj kërkese shkurt i janë përgjigjur se “Valon Bela një kohë të gjatë është përjashtuar nga partia për shkak se qëndrimet e tij nuk janë në përputhje me statusin dhe programin e PDSH-së”.

Edhe zyrtari i lartë i LSDM-së Vllado Buckoski, ka kërkuar largimin Branko Cërvenkoskit, kryetar i partisë më të madhe maqedonase në opozitë LSDM .

Buckovski thotë se largimi i Cërvenkovskit duhet të ndodhë, sepse ai duhet të mbajë përgjegjësi për zgjedhjet e humbura.

Nuk ka asnjë rast në Evropë ku opozita kërkon zgjedhje të parakohshme dhe njëkohësisht i humb të njëjtat. Ne kishim një shans të artë dhe këtë e lëshuam nga duart, sipas meje, për arsye subjektive. Pse e them këtë është sepse LSDM kishte arsye objektive që të mos i njohë zgjedhjet, duke filluar nga miratimi i kodit zgjedhor pa opozitën, listat me emrat e administratorët ndaj të cilëve ushtrohej presion parazgjedhor dhe një varg lëshime tjera. Por, LSDM parapëlqeu t`i njohë të njëjtat, pse? Vërtet e kam vështirë ta përcaktoj, por duket se ka diçka jo të qartë që nuk është në funksion të procesit demokratik”, thekson Buckoski.

Ndërkohë, edhe Valon Bela beson se ka shumë arsye që të besohet për ujdi të fshehta mes liderëve të partive politike në opozitë dhe kryeministrit Gruevski.

Jam më se i bindur se lideri aktual i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi është nën hipotekë të thellë, duke filluar nga pasuria e tij që brenda 17 vjetëve të fundit është krijuar me krim dhe korrupsion, deri te skandalet e shumta gjatë kohës ku ishte pjesë e qeverisë, jam më se i bindur se ekziston një ujdi nën tavolinë mes tij dhe pushtetit”, thekson Valon Bela.

Nga ana tjetër, analistët politikë vlerësojnë se mënyra e udhëheqjes së partive politike në opozitë, si në partinë maqedonase LSDM, e veçanërisht në atë të PDSH-së, ka të bëjë me një mënyrë autoritare të udhëheqjes, ku liderët partiakë nuk përfillin organet dhe lidhjen strukturore të partisë politike.

Kjo metodë e funksionimit ka një kohë të gjatë që është pengesë për funksionimin e partisë, kështu që, në faza të ndryshme dhe mënyra të ndryshme ajo është shfaqur.
Kjo metodë e funksionimit ka një kohë të gjatë që është pengesë për funksionimin e partisë, kështu që, në faza të ndryshme dhe mënyra të ndryshme ajo është shfaqur. Nëse e shikojmë historikun e PDSH-së, do të shohim se largime dhe eliminime ka pasur që nga viti 96’ e më pas”, thekson Alajdin Demiri, analist politik.

Ai shton se reagimi i Valon Beles, brenda PDSH-së dhe ai i Vllado Buckoskit, vijnë si rrjedhojë e faktit se tanimë është bërë padurueshme mënyra e funksionimit të partive politike, ku liderët partiakë kanë forcë të vendimmarrjes të pakufizuar dhe njëkohësisht nuk bartin kurrfarë përgjegjësie, edhe pse në zgjedhje disa herë partia që e përfaqësojnë i humb zgjedhjet.

Me këta liderë, me Branko Cërvenkovskin dhe Menduh Thaçin, problemi do të mbetet i njëjtë, dhe opozita do të jetë shumë e dobët dhe konsolidimi i të njëjtave do të jetë shumë i vështirë. Por tani ky moment do të fillojë të trashet, për arsye se afrohen zgjedhjet vendore. Rezultatet e partive politike maten me rezultatet e zgjedhjeve, dhe në këtë situatë shqetësimet partiake do të rriten, dhe numri i disidentëve nëse mund ti quajmë ashtu, këta të guximshmit, që ngrijnë zërin kundër veprimit të liderëve të partive politike, do të rriten sepse nuk i afrohen zgjedhjet”, shprehet Demiri.
XS
SM
MD
LG