Ndërlidhjet

Shefi i BQE-së: "Eurozona nuk është në rrezik"


Kreu i Bankës Qendrore Evropiane, thotë se traktati i Bashkimit Evropian duhet të ndryshohet për të parandaluar një shtet anëtar të destabilizojë pjesën tjetër e bllokut.

Zhan-Klod Trishe, duke folur në një radio franceze dhe intervistë televizive, tha se Evropa ka dështuar për të përballuar krizën globale financiare, për shkak se disa prej anëtarëve të saj nuk i kishin respektuar rregullat e traktatit lidhur me mbikëqyrjen dhe qeverisjen brenda zonës euro.

Trishe, i cili do të largohet nga posti i presidentit të BQE-së në fund të këtij muaji, pas një periudhë tetë-vjeçare, gjithashtu tha se qeveritë evropiane duhet të lëvizin me urgjencë të madhe për të përballuar krizën që ka goditur eurozonën dhe për të trajtuar situatën e keqe të ekonomisë greke.

Ai shtoi se, megjithatë beson që euro do të mbetet një valutë "shumë e besueshme", dhe se eurozona "nuk është e kërcënuar."
XS
SM
MD
LG