Ndërlidhjet

Liga Arabe thërret takim urgjent


Liga Arabe është mbledhur të dielën në një takim urgjent për të diskutuar suspendimin e Sirisë.

Suspendimi thuhet se nuk do të ketë ndonjë ndikim të drejt për drejt mbi Sirinë.

Megjithatë, ai do të ishte një goditje e rëndë për regjimin e presidentit, Bashar Al Asad, duke ia mohuar Damaskut mbështetjen arabe dhe duke thelluar izolimin e vendit.

Zyrtarët e Ligës Arabe thanë se takimi në Kajro është thirrur me kërkesë të disa shteteve të Gjirit, ndërsa ka për qëllim shtimin e presionit ndaj Asadit për ndërprerjen e shtypjes së dhunshme të protestave.

Shumë shtete të Gjirit tashmë kanë tërhequr ambasadorët e tyre nga Siria si shenjë proteste ndaj veprimeve të regjimit të Asadit.

Shtete të tjera të Ligës kanë heshtur ndaj kritikave në rritje rreth kësaj çështje.

Suspendimi nga Liga Arabe ndodh shumë rrallë.

Mekanizmi 22 anëtarësh pat suspenduar Libinë pas shtypjes së dhunshme të protestave nga regjimi i këtij vendi, ndërsa riktheu këtë vend pas marrjes së kontrollit të Libisë nga forcat e përkohshme qeverisëse.
XS
SM
MD
LG