Ndërlidhjet

Daqiq: “Një demarkacion i ri është i nevojshëm për Kosovën”


Zëvendës kryeministri serb, tha se kufijtë mes Kosovës dhe Serbisë duhet të ribëhen në mënyrë që konflikti mes këtyre dy vendeve të zgjidhet në mënyrë paqësore, njofton AFP.

"Një demarkacion i ri është i nevojshëm, që do të respektonte interesin e Serbisë rreth Kosovës, sepse ne tani jemi në një situatë që do të mund të humbnim gjithqka” u shpreh Ivica Daqiq, për të përditshmen e Beogradit, Politika.

Serbia ka kundërshtuar pavarsinë e Kosovës të shpallur në vitin 2008, dhe ende vazhdon ta konsiderojë territorin e Kosovës si pjesë të saj. Sidoqoftë, më shumë se 80 shtete, duke përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara dhe 22 shtete të BE-së, e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur.

Daqiq, suregjeroi që të mbahet një konferencë internacionale për Kosovën, si ajo e vitit 1995 në Dejton të SHBA-së, e cila përfundoi më shumë se tre vite lufte në Bosnjë.

"Ne do të jemi skllevër të kësaj situate, e cila nëpër vite do të shkatërojë, si një kancer, marrëdhëniet tona dhe situatën në përgjithësi në Ballkan,” tha Dacic.

Ideja për ndarjen e Kosovës është lënë në të kaluarën, por Daqiq është zyrtari i parë serb i rangut të lartë, që në mënyrë të hapur e ka shprehur këtë ide, që kur Beogradi ka humbur kontrollin ndaj Kosovës në vitet 1998-99.
XS
SM
MD
LG