Ndërlidhjet

Iran: Amerika do të marrë përgjigje “të vendosur”


Udhëheqësi suprem i Iranit paralajmëroi Shtetet e Bashkuara të dielën se çfarëdo masa që do të ndërmirren kundër Teheranit, mbi komplotin e dyshuar për vrasjen e ambasadorit saudit në Uashington, do të hasin në një përgjigje “të vendosur”.

Dy burra, duke përfshirë një anëtar të njësisë iraniane të njohur si forca Kuds, janë akuzuar në gjykatën federale në Nju Jork, për konspiracion për të vrarë diplomatin saudit, Adel Al-Jubeir.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë se askush nuk ka qenë ndonjëherë në rrezik të menjëhershëm nga komploti.

"Nëse zyrtarët amerikanë kanë disa iluzione, (ata duhet) të dinë se çdo akt i papërshtatshëm, qoftë politik apo i sigurisë, do të takohet me një përgjigje të vendosur nga populli iranian," tha për televizionin shtetëror, Ajatollah Ali Kamenei.

Komentet e Kameneit, mund të reflektojnë shqetësimet iraniane se Uashingtoni do të përdor rastin Al-Jubeir për të rritur sanksionet, si përpjekje për të izoluar Teheranin edhe më shumë.
XS
SM
MD
LG