Ndërlidhjet

LA: U përgënjeshtruan raportet për suspendimin e Sirisë


Kryesuesi i Ligës Arabe, Nabil al-Arabi, i ka përgënjeshtruar raportet se Siria ishte suspenduar, për shkak të goditjes kundër protestuesve paqësorë.

Por, kjo organizatë rajonale planifikon që t’i sjellë në tryezë të bisedimeve, qeverinë e Sirisë dhe grupet opozitare, për të gjetur mënyra për përfundimin e dhunës në këtë vend.

Ky njoftim u bë pas takimit urgjent të ministrave të jashtëm të vendeve të Ligës Arabe në Kajro të Egjiptit.

Liga Arabe është pajtuar që ta formoj një komitet për krijimin e dialogut ndërmjet qeverisë dhe opozitës.
XS
SM
MD
LG