Ndërlidhjet

Libi: Forcat e KTK-së kanë hyrë në Bani Valid


Forcat lojale ndaj Qeverisë së përkohshme raportohet se kanë hyrë në Bani Valid, që është njëri nga qytetet e fundit që i reziston qeverisjes së re të Këshillit Tranzicional Kombëtar në Libi.

AFP-ja e ka cituar një komandant që ka thënë se trupat e tij kishin hasur “në rezistencë të fuqishme” në Bani Valid, që është 170 kilometra në juglindje të kryeqytetit Tripoli.

Raportohet se gjendje e paqartë është në luftimet në qytetin Sirte, që është vendlindja e Muamer Gadafit.

Një komandanti i Këshillit Tranzicional Kombëtar tha se snajperët lojalë ndaj Gadafit e kishin ngadalësuar avancimin e tyre nëpër këtë qytet.
XS
SM
MD
LG