Ndërlidhjet

logo-print

Izrael: Publikohen emrat e të burgosurve që do të lirohen


Izraeli e ka publikuar listën e emrave të 477 palestinezëve të burgosur, që do të lirohen në këmbim për ushtarin e zënë izraelit, Gilad Shalit.

Presidenti i Izraelit, Shimon Peres, e ka filluar procesin e amnistisë së tyre, ka njoftuar zyra e presidencës.

Ata do të lirohen nesër, në kuadër të fazës së parë të zbatimit të marrëveshjes.

550 të burgosurit e tjerë do të lirohen pasi ushtari Shalit të arrijë në shtëpi.

Sipas marrëveshjes së nënshkruar të martën e kaluar, Izraeli do t’i liroj 1027 palestinezë e burgosur në shkëmbim për lirimin e ushtarit 25 vjeçar izraelit, i cili mbahet në Rripin e Gazës për më tepër se pesë vite.
XS
SM
MD
LG