Ndërlidhjet

logo-print

Amerika Qendrore: Së paku 80 vetë të vdekur nga vërshimet


Së paku 80 vetë e kanë humbur jetën nga vërshimet e mëdha në gjithë Amerikën Qendrore.

Më së shumti është goditur El Salvadori, ku 32 vetë e kanë humbur jetën pas pesë ditëve të të reshurave të mëdha dhe intensive.

Presidenti Mauricio Funes tha se më se 20 mijë njerëz janë evakuuar, ndërsa shumë fshatra janë bllokuar për shkak të vërshimtit ë rrugëve.

Në Guatemalë, presidenti Alvaro Kolom ka shpallur “gjendje të fatkeqësisë”, pasi 28 njerëz vdiqën gjatë pesë ditëve të të reshurave të mëdha.
XS
SM
MD
LG