Ndërlidhjet

Dhjetë ngjarje që kanë shënuar 17 tetorin në vite...


Nënë Tereza
Nënë Tereza
1979Nënë Tereza nderohet me Çmimin Noel për Paqe, në Kalkuta.

1610
– Mbreti francez, Louis XIII, 9 vjeç, kurorëzohet në Reims, pesë muaj pas vrasjes së babait të tij Henri IV.

1777 – Forcat britanike, të udhëhequra nga gjenerali Xhon Burgojn, u nënshtrohen trupave amerikane në Saratoga, Nju Jork, në një pikë kthese të Luftës Revolucionare.

1915 – Dramaturgu amerikan, Artur Miller, lind në Nju Jork.

1931 – Mafiozi Al Kapone dënohet për evazion taksash me 11 vjet burg.

1933 – Fizikani Albert Ajnshtajn arrin në Shtetet e Bashkuara si refugjat nga Gjermania Naziste.

1945 – Koloneli Peron organizon grusht-shtetin, duke u bërë sundimtar absolut i Argjentinës.

1957 – Shkrimtari francez, Albert Kamy, nderohet me Çmimin Nobel për Letërsi.

1973 – Vendet arabe, prodhuese të naftës, kumtojnë shkurtimin e eksporteve të naftës për vendet perëndimore dhe Japoninë; rezultati ishte një embargo totale që zgjati deri në mars të vitit 1974.

1989 – Tërmeti me fuqi 7.1 shkallë të Rihterit godet Kaliforninë, duke vrarë 67 njerëz dhe duke shkaktuar dëme në vlerë prej 7 miliardë dollarësh. (v.t.)

AP sjell edhe disa pamje:

XS
SM
MD
LG