Ndërlidhjet

Libi: TV stacioni e konfirmoi vrasjen e djalit të Gadafit


Stacioni televiziv Arrai, me seli në Siri, që e mbështet Muamer Gadafin, ka konfirmuar sot se djali më i ri i liderit të përmbysur, Khamis, është vrarë gjatë luftimeve në pjesën jugore të kryeqytetit Tripoli.

Ky rrjet televiziv njoftoi se Khamisi dhe Mohamed Abdullah al-Senousi, shefi i inteligjencës së Gadafit, ishin vrarë gjatë luftimeve më 29 gusht nga forcat lojale ndaj udhëheqjes së re në Libi.

Khamisi e kishte komanduar një njësi elite ushtarake.

Raporti në Televizionin Arrai është konfirmimi i parë i vrasjes së Khamisit, që më së pari ishte raportuar nga zyrtarët e Qeverisë së përkohshme.
XS
SM
MD
LG