Ndërlidhjet

Somali: Ushtria e Kenias depërton për t’i luftuar militantët


Raportohet se tanket e Kenias, të mbështetura nga aeroplanët ushtarakë, po lëvizin në Somali.

Operacioni matanë kufirit erdhi pasi disa shtetas perëndimorë u zunë në Kenia nga militantët, që besohet se janë nga grupi radikal islamist al-Shabab.

Dje, Kenia e ka shprehur përkushtimin për t’i larguar pjesëtarët e grupit al-Shabab jashtë rajonit kufitar.

Banorët në qytetin somalez, Dhoblej, thanë sot se disa tanke dhe makina të blinduara, përplot me ushtarë, kanë hyrë në qytet.
XS
SM
MD
LG