Ndërlidhjet

logo-print

Zupç: Banorët thonë se e ruajnë barrikadën


Banorët e fshatit Zupç afër Zubnin Potokut, në pjesën veriore të Kosovës, sot janë tubuar para barrikadës kryesore në këtë fshat, duke thënë se do ta ruajnë atë në rast të ndërhyrjes së KFOR-it dhe EULEKS-it.

Këtë informacion e ka konfirmuar edhe policia e Kosovës.

“Sot në orën 9:30 minuta policia ka marrë informacion nga stacioni në Zubin Potok, se në barrikadën në fshatin Zupç gjenden qindra njerëz, përfshirë fëmijë, gra dhe persona të moshuar”, tha zëdhënësi i policës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti.

Sipas tij, njerëzit edhe mëtutje gjenden para barrikadës me qëllim që atë “barrikadë ta mbrojnë në rast të intervenimit të KFOR-it dhe EULEKS-it”.

KFOR-i ka kërkuar që deri të martën të largohen barrikadat në pjesën veriore të Kosovës.
XS
SM
MD
LG