Ndërlidhjet

logo-print

Mohohen spekulimet për ndërtimin e bazës ushtarake

  • RFE /RL

Rusia hodhi poshtë raportet, sipas të cilave, qendra për ndihmë emergjente që ky vend po ndërton në Serbi, do të përdoret për spiunim në Rumaninë fqinje, në të cilën pritet të instalohen interceptorë raketash anti-balistike të Shteteve të Bashkuara, njoftoi AP-ja.

Raporte të tilla nisën të publikohen dy vite më parë, kur presidenti rus, Dimitri Medvedev, bëri të ditur që Serbia dhe Rusia ishin pajtuar të ndërtojnë “qendrën e përbashkët për çështje emergjente” në aeroportin në Nish të Serbisë.

Mirëpo, gjatë një ceremonie që u zhvillua të hënën, ministri për situata emergjente i Rusisë, Sergej Shoigu, tha se spekulimet sipas të cilave Rusia po ndërton një instalacion ushtarak në Serbi janë “trillime totale”.

Shoigu tha se qendra do të banohet nga ekspertët për ndihmë me pajisjet e tyre, të cilët do të kenë për detyrë shuarjen e zjarreve në male, ofrimin e ndihmës gjatë vërshimeve, tërmeteve dhe katastrofave të tjera natyrore në Ballkan.

Rumania është pajtuar që të instalohen interceptorët raketorë anti-balistikë, pjesë e mburojës raketore të Shteteve të Bashkuara në Evropën Juglindore, për të zëvendësuar një plan të kohës së presidentit Bush sipas të cilit baza të tilla do të ndërtoheshin në Poloni dhe në Republikën Çeke.

Ftoj të gjitha ato shtete që dyshojnë se kjo do të bëhet një bazë ruse, t’i bashkangjiten ekipeve tona për de-minim.
Ftoj të gjitha ato shtete që dyshojnë se kjo do të bëhet një bazë ruse, t’i bashkangjiten ekipeve tona për de-minim”, tha Shoigu.

Duke iu referuar ndërhyrjes ajrore të Shteteve të Bashkuara në Serbi në vitin 1999, ai theksoi: “Ata i kanë vendosur të parët mjetet eksplozive”.

Ministri i brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, tha se është e drejtë sovrane e Serbisë që të vendos për instalacionet ushtarake në territorin e vet, por theksoi se qendra në fjalë do të ndërtohet thjesht për qëllime humanitare.

Shoigu dhe unë nuk po bëjmë asgjë sekrete”, u shpreh Daçiq për të shtuar se “kjo qendër humanitare është pjesë e një mekanizmi evropian për t’u marrë me situata emergjente”.

Serbia kishte tentuar të mbetet ushtarakisht neutrale duke refuzuar pjesëmarrjen në ndonjë iniciativë mbrojtëse të NATO-s apo Rusisë.(e.p.)
XS
SM
MD
LG