Ndërlidhjet

logo-print

Ish-gjykatësi i GJND-së emërohet kryeministër


Mbreti i Jordanisë, Abdullah II, emëroi një gjykatës të njohur ndërkombëtar në postin e kryeministrit.

Përmes një deklarate për shtyp të Pallatit Mbretëror u bë e ditur se gjykatësi 61 vjeçar i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë Avn al Kasavneh do ta pasojë 64 vjeçarin Maruf al Bakhit, i cili dha dorëheqje pasi shumica (70 vota) nga parlamenti 120 deputetësh kërkuan largimin e tij.

Al Bakhit njihej për zvarritjen e reformave politike, ndërsa akuzohej edhe për korrupsion gjatë mandatit të tij si kryeministër në vitet 2005-2007.

Gjatë muajve të fundit në Aman ishin mbajtur disa protesta të vogla me kërkesën për reforma politike dhe ekonomike.

Mbreti kishte shprehur mbështetjen për këto procese, por nuk kishte ndërmarrë ndonjë veprim të caktuar.
XS
SM
MD
LG