Ndërlidhjet

Kërkojnë “përfundimin definitiv” të aksioneve të ETA-së


Ndërmjetësuesit ndërkombëtarë, përfshirë ish-kryeministrin e Irlandës, Berti Ahern, i kanë bërë të hënën thirrje grupit të armatosur të baskëve ETA që t’i japë përfundimisht fund dhunës.

“I bëjmë thirrje ETA-s që të bëjë një deklaratë publike për ndërprerjen definitive e të gjitha aksioneve të armatosura”, tha Ahern në një konferencë për media, në të cilën nuk morën pjesë përfaqësuesit e qeverisë spanjolle e as ata të grupit të paligjshëm ETA.

“Po që se bëhet një deklaratë e tillë, do t’i kërkojmë qeverisë në Spanjë dhe asaj në Francë që ta mirëpresin atë”, tha ish-politikani irlandez në qytetin San Sebastian.

Negociatorët i bënë presion Spanjës dhe Francës ta përshëndesin një veprim të tillë në nisjen e bisedimeve që trajtuan ekskluzivisht pasojat e konfliktit, i cili ka zgjatur tashmë më shumë se katër dekada, ndërsa u ka kushtuar me jetë diku 829 njerëzve.

Ish-sekretari gjeneral i Kombeve të Bashkuara, Kofi Anan, nacionalisti irlandez Sin Fajn, presidenti i partisë Xheri Edems dhe ish-kryeministri norvegjez, Gro Harlem Buntland, morën gjithashtu pjesë në këto bisedime.
XS
SM
MD
LG