Ndërlidhjet

Hejg: Mos i ofroni strehë Gadafit


Sekretari i jashtëm britanik, Uilljem Hejg, u kërkoi shteteve fqinjë të Libisë të mos i ofrojnë strehim presidentit të dëbuar të këtij vendi, Muamer Gadafi, ose anëtarëve të kabinetit të tij që po kërkohen nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.

Hejg tha se Britania “do të vazhdojë të ndihmojë në kërkimin e tyre”.

Diplomati britanik që po qëndron në Libi për të emëruar ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar në këtë vend, bëri po ashtu të ditur se ka ngritur për diskutim me qeverinë e përkoshme të Libisë çështjen e keqtrajtimit të të burgosurve në këtë vend.
XS
SM
MD
LG