Ndërlidhjet

Irani i gatshëm të shqyrtojë rastin e komplotit


Ministri i jashtëm iranian tha se Irani është "gati për të shqyrtuar" informacionin e Shteteve të Bashkuara, sipas të cilit Teherani ka organizuar komplot për të vrarë ambasadorin e Arabisë Saudite në Uashington.

Ali Akbar Salehi, citohet nga agjencia e lajmeve IRN, të ketë thënë se Irani është "gati për të shqyrtuar me maturi çdo çështje, edhe nëse ajo është e sajuar." Sipas tij, Irani ka kërkuar nga SHBA informacione që do të mund të mbështesnin akuzat.

Ndërsa sot, ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se Rusia dëshiron të dijë cilat janë provat pas akuzave amerikane para se të marrë një pozicion për këtë çështje.
XS
SM
MD
LG