Ndërlidhjet

Izrael: 447 palestinezë do të lirohen sot


Një marrëveshje për të shkëmbyer qindra të burgosur palestinezë, për një ushtar të kapur izraelit është duke u zhvilluar.

Dhjetra të burgosur palestinezë kanë dalë nga burgjet në Izrael para agimit, si shkëmbim për Gillad Shalit, i cili është mbajtur në Gaza që nga viti 2006.

Kjo marrëveshje që arrit në mes të Hamasit dhe qeverisë izraelite javën e kaluar, do të zhvillohet në dy faza.

Sot, 477 palestinezë pritet të lirohen, ndërsa për një muaj, më shumë se 550 të tjerë do të lirohen.

Në prag të shkëmbimit, Gjykata e Lartë e Izraelit, ka refuzuar kërkesat nga të afërmit e izraelitëve të vrarë nga disa prej palestinezëve që po lirohen, për të bllokuar shkëmbimin.
XS
SM
MD
LG