Ndërlidhjet

Vriten 9 ushtarë pakistanez dhe 14 militantë


Zyrtarët e sigurisë thonë se të paktën nëntë ushtarë paramilitarë dhe 14 militantë islamikë u vranë të hënën në përleshjet në rajonin veriperëndimor të Pakistanit përgjatë kufirit afgan.

Luftimet u zhvilluan në zonën Bara të Kyberit, një nga shtatë rrethet ku talebanët dhe al-Kaida janë aktiv.

Një zyrtar i lartë i sigurisë i forcës kufitare tha se një pikë kontrolli e Pakistanit u sulmua.

Zyrtari, i cili foli në kushte anonimiteti, tha: "ishte një betejë që la nëntë ushtarët tanë dëshmorë dhe 14 terroristë të vrarë."

Zona Kyber, është rruga kryesore tokësore për furnizimet e NATO-s që dërgohen përtej kufirit për në Afganistan.
XS
SM
MD
LG