Ndërlidhjet

Medvedev e Janukoviq, takohen për diskutime rreth energjisë


Presidenti i Ukrainës, Viktor Janukoviq, dhe homologu i tij rus, Dimitri Medvedev, pritet të takohen sot në Ukrainë.

Dy udhëheqësit, do të takohen në qytetin Donetsk, për diskutime rreth bashkëpunimit rajonal por, energjia pritet të jetë temë kryesore e agjendës së tyre.

Medvedev, pritet të paraqesë një ofertë të Rusisë, për furnizim të Ukrainës me gaz më të lirë, në këmbim të marrëdhënieve më të forta të këtyre dy vendeve.

Kievi, ka refuzuar presione të tilla ruse në të kaluarën, duke u fokusuar më shumë në forcimin e marrëdhënieve me Bashkimin Evropian.

Por, dënimi i javës së kaluar me shtatë vite burg për Julia Timoshenkon, ka përkeqësuar marrëdhëniet mes Kievit dhe Brukselit.
XS
SM
MD
LG