Ndërlidhjet

Situata në veri mbetet e pandryshueshme


Afati i caktuar nga forcat paqeruajtëse në përbërje të KFOR-it për largimin e barrikadave në veri të Kosovës ka skaduar në mesnatë. Por, deri më tash situata në veri mbetet e pandryshueshme.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, tha për Radion Evropa e Lirë se situata e sigurisë është e qetë, por sipas tij në disa bllokada rrugore ka qytetarë serbë të cilët po qëndrojnë pranë barrikadave.

“ Barrikadat vazhdojnë të qëndrojë në rrugë. I vetmi ndryshim është që pranë këtyre barrikadave, në veçanti në këtë barrikadën në urën kryesore mbi lumin Ibër dhe në barrikadën në fshatin Zupq të komunës së Zubin Potokut, janë tubuar qindra persona të të gjitha kategorive, përfshirë këtu edhe fëmijë e gra të moshave të ndryshme”, tha Hoti.

Policia e Kosovës, tha Hoti, nuk është e njoftuar se kur dhe në çfarë mënyre KFOR-i do të nisë largimin e barrikadave.
XS
SM
MD
LG