Ndërlidhjet

S'largohen barrikadat


Bërnjak, 17 tetor 2011
Bërnjak, 17 tetor 2011
Afati i caktuar nga forcat paqeruajtëse në përbërje të KFOR-it për largimin e barrikadave në veri të Kosovës ka skaduar në mesnatë. Por, situata në veri mbetet e pandryshueshme.

KFOR-i, të martën nuk ka ndërmarrë ndonjë aksion për largimin e barrikadave.

Ndryshe, në paraditen e së martës, një konvoj i forcave paqeruajtëse ishte nisur për t’i furnizuar me gjësende pjesëtarët e tjerë në vendkalimet kufitare.

Përfaqësuesit e serbëve kanë thënë se vetë ata dhe banorët serbë nuk e kanë lejuar që të kalojë në veri ky konvoj.

Por, një gjë e tillë hidhet poshtë nga zëdhënësi i KFOR-it, Frenk Martin.

Ai i tha Radios Evropa e Lirë se konvoji është nisur për në vendkalimet kufitare dhe nuk është kthyer në pjesën jugore.
Konvoji i KFOR-it është nisur për në vendkalimet kufitare rreth orës 10 në mëngjes dhe shpresojmë që ata do të kalojnë lirisht.

Konvoji i KFOR-it është nisur për në vendkalimet kufitare rreth orës 10 në mëngjes dhe shpresojmë që ata do të kalojnë lirisht”, tha Martin.

Në anën tjetër, njëri nga përfaqësuesit e serbëve të veriut të Kosovës, Kërstimir Pantiq, tha se për një lëvizje të kohë pas kohëshme të ushtarëve të KFOR-it, do të vendoset të mërkurën në të ashtuquajturin Kuvendin e komunave serbe në veri.

Propozimi ynë është që ushtarëve të KFOR-it t’iu mundësohet kalimi periodik nëpër komuna tona në veri të Kosovës, dhe që në këtë mënyrë të ofrojë një bazë jetësore ushtarëve të tyre. Por, kjo në asnjë mënyre nuk do të thotë që ata do ta kenë lirinë e lëvizjes së plotë në veri. Kjo sepse tash për tash as serbët nuk e kanë lirinë e lëvizjes. Kështu që mendoj se ky është një kompromis për të cilin nesër do të votohet në Kuvend, dhe shpresoj që të pranohet nga ana e anëtarëve të Kuvendit”, deklaroi Pantiq.

Kurse, sekretari shtetëror në Ministrinë serbe për Kosovën, Oliver Ivanoviq, ka thënë se KFOR-i duhet të veprojë në kornizat e veta të neutralitetit që i ka pasur më herët.

KFOR-i duhet ta kuptojë që nuk mund t’iu asistojë institucioneve kosovare nëse ky është qëndrimi i qartë serbëve në veri. Serbët nuk e pranojnë marrëveshjen për transportimin e doganierëve, nuk lejojnë njësitë e armatosura të vijnë në veri, dhe nuk do t’i asistojnë as EULEX-it, nëse EULEX-i dëshiron t’i sjellë doganierët. Këto janë tri gjëra kryesore që serbët duhet t’i arrijnë nesër”, tha Ivanoviq.

Kurse zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, bëri të ditur se situata e sigurisë është e qetë, por sipas tij, në disa bllokada rrugore ka qytetarë serbë të cilët po qëndrojnë pranë barrikadave.

Barrikadat vazhdojnë të qëndrojnë në rrugë. I vetmi ndryshim është që pranë këtyre barrikadave, në veçanti në barrikadën në urën kryesore mbi lumin Ibër, dhe në barrikadën në fshatin Zupç të komunës së Zubin Potokut, janë tubuar qindra persona të të gjitha kategorive, përfshirë këtu edhe fëmijë e gra të moshave të ndryshme”, tha Hoti.

Policia e Kosovës, tha Hoti, nuk është e njoftuar se kur dhe në çfarë mënyre KFOR-i do të nisë largimin e barrikadave.

E diela ishte përcaktuar fillimisht si afat për largimin e barrikadave nga ana e paqeruajtësve dhe po atë ditë, në komunikatën e KFOR-it thuhej se “përfaqësuesit e komunave të Leposaviqit, Mitrovicës veriore, Zubin Potokut dhe Zveçanit kanë kërkuar më shumë kohë dhe komandanti i KFOR-it ka vendosur t’u ofrojë një ditë shtesë”.
XS
SM
MD
LG