Ndërlidhjet

Putin: "Stabiliteti i Rusisë është i ndjeshëm"


Kryeministri rus, Vlladimir Putin, ka thënë se stabiliteti i Rusisë është ende i ndjeshëm dhe ka paralajmëruar se me disa lëvizje të gabuara, kjo gjendje mund të kthehet në trazirat e vitit 1990.

Putin, duke folur në intervistën e tij të parë televizive që kur ka njoftuar se do të kandidonte për një mandat të tretë presidencial, tha se kundërshtarët e tij "e kishin gabim kur pretendonin se situata e Rusisë nuk mund të shkojë më keq. "

Putin tha: “ do të ishte e mjaftueshme nëse merren dy ose tre hapa të gabuar dhe çdo gjë që është para nesh të mund të përmbysej aq shpejt sa ne nuk do të kishim kohë as për të parë përreth."

Putin pranoi megjithatë se Rusia kishte probleme në Kaukazin verior, duke thënë se rajoni ishte i mbushur "me krim dhe terrorizëm."

Ai tha se vendimi i tij për të kandiduar përsëri për presidencën, ende ju jep mundësi rusëve për "të bërë zgjedhjen e tyre" në zgjedhjet e ardhshme, në mars 2012.
XS
SM
MD
LG