Ndërlidhjet

Pakistani i gatshëm për bisedime me talibanët


Ministri i brendshëm i Pakistanit, Rehman Malik, tha sot se qeveira pakistaneze është e përgatitur për bisedime me militantët talibanë, por vetëm nëse këta të fundit i braktisin armët.

Malik tha se “minimalja e agjendës është që ata (talibanët) të ulin armët e tyre dhe të ofrohen, nëse mendojnë se mund të mbajnë kallashnikovët në duar dhe të bisedojnë, kjo nuk do të ndodh.”

Të dyja palët së fundmi janë shprehur të gatshme për bisedime, por pas zhvillimeve të fundit ende nuk ka ndodhur një gjë e tillë.
XS
SM
MD
LG