Ndërlidhjet

logo-print

Ministrat e jashtëm të Turqisë takohen me opozitën siriane


Nga Turqia raportohet se ministri i jashtëm Ahmet Davutolu, është takuar me antarët e opozitës siriane, në Ankara.

Davutolu, raportohet t’u ketë thënë antarëve të opozitës siriane të punojnë për një ndryshim demokratik “në një mënyrë paqësore.”

Këshilli Nacional i Sirisë, i mbështetur nga opozita, është formuar në shtator në Stamboll, dhe deri tani nuk është njohur nga asnjë vend si përfaqsues legal i Sirisë.

Protesta kundër presidentit sirian Bashar al-Asad dhe regjimit të tij, janë mbajtur në Siri, gjatë muajve të fundit.
XS
SM
MD
LG