Ndërlidhjet

Ahmadinexhad: Akuzat e SHBA-ve janë të pavërteta


Presidenti iranian, Mahmud Ahmadinexhad, ka thënë se akuzat e SHBA-ve për një komplot të vrasjes së ambasadorit saudit në Uashington, i ngjanin pretendimeve për armët e shkatërrimit në masë që ishte edhe bazë për pushtimin amerikan të Irakut në vitin 2003, dhe do të dalin po aq të pavërteta.

Ahmadinexhad, në një intervistë në televizionin Al-Jazeera, të hënën, tha se Uashingtoni kishte sajuar komplotin, në mënyrë që të krijojë ndarje midis Iranit dhe Arabisë Saudite dhe të dominojnë vet Gjirin.

Dy burra janë akuzuar në gjykatën federale amerikane në komplotin për të vrarë ambasadorin e Arabisë Saudite në Uashington.

Ahmadinexhad tha se Shtetet e Bashkuara ishin duke akuzuar Iranin për përfshirje në komplot në mënyrë që të forcojnë sanksionet ndërkombëtare kundër Teheranit.

Ai tha se Irani nuk do të hetojë pretendimet e SHBA-ve.
XS
SM
MD
LG