Ndërlidhjet

Klinton në Libi për të ofruar ndihmë


Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, bëri një vizitë të pa paralajmëruar në Tripoli sot me qëllim të krijimit të lidhjeve më të forta me autoritetet e reja të Libisë.

Klinton është zyrtarja më e lartë amerikane që ka vizituar Libinë që kur filloi kryengritja kundër Muamer Gadafit, në shkurt.

Zyrtarët amerikanë thanë se, Klinton, do të paraqesë një grup të programeve të reja të dizajnuara për të nxitur lidhjet SHBA-Libi, përfshirë edhe ndihmën e SHBA-ve për trajtimin e luftëtarëve të plagosur në kryengritje, programet e shkëmbimit të studentëve dhe ndihma të reja për përpjekjet e Libisë për të përfunduar epokën e Gadafit.

Vizita e Klintonit vjen në kohën kur forcat e Këshilli Kombëtar të Libisë, po luftojnë për të marrë nën kontroll edhe pjesët e fundit që kanë mbetur nën kontrollin e besnikëve të Gadafit.

Forcat e Këshillit të Libisë, thanë të hënën se kanë nën kontroll shumicën Bani Walid-it, dhe se sot kanë filluanr një sulm të gjerë mbi Sirte.
XS
SM
MD
LG